Kategoria Superiore e njohur edhe si Superliga është niveli më i lartë i futbollit në Shqipëri. Më parë ajo është quajtur Kategoria e Parë edhe Kategoria A1, por që nga viti 1999 është emërtuar me emrin që mban edhe sot. KF Tirana janë klubi më i suksesshëm duke fituar 26 tituj kampionë.

Në Superligë në sezonin aktual marrin pjesë 10 skuadra. Fituesja e sezonit të Superligës quhet Kampione e Shqipërisë dhe fiton të drejtën te shkojë në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Vendi i dytë ose nën-kampioni fiton të drejtën të shkojë në raundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës. Vendi i tretë gjithashtu shkon në raundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës. Dy vendet e fundit bien në Kategorinë e Parë dhe nuk ka ndeshje play-out.

Para fillimit të sezonit të ri futbollistik, kampionët e sezonit të kaluar luajnë një ndeshje të vetme me fituesit e Kupës për të përcaktuar fituesin e Superkupës së Shqipërisë.

Superliga

PosTeamPWDLGDPts
12514741749
22510105840
2241176840
4241059135
524978534
62510411-734
7246117429
8256811-1026
92551010-1025
10254714-1619