KS Vllaznia është klubi shqiptar i futbollit nga Shkodra, themeluar më 16 shkurt 1919. Cilësohet si “Djepi i Futbollit Shqiptar” për faktin se eshte ekipi më i vjetër në Shqipëri. Më 1929 klubi ndryshon emrin dhe quhet Bashkimi Shkodran dhe në 1930 debuton në ligën kombëtare të Shqipërisë. Klubi rimerr emrin e vjetër më 1935. Emri i klubit do të ndryshojë edhe dy herë të tjera. Në 1950 klubi u quajt Shkodra ndërsa në 1951 mori emrin Puna Shkodër. Ndërsa që nga viti 1958 e deri më sot në skenën e futbollit është i njohur nën emrin me të cilin u themelua, KS Vllaznia.