Futboll Klub Partizani është klub futbolli i themeluar më [4 shkurt]të vitit 1946 në Tiranë si klub përfaqësues i partizanëve që luftuan në Luftën e Dytë Botërore. Më janar të vitit 1946 ekipi me emrin Ushtria luajti një ndeshje miqësore kundër Vllaznisë duke perfunduar ndeshjen me rezultatin 0-0. Më 7 prill 1946 skuadra paraqitet për herë të parë me emrin Partizani dhe nis rivalitetin me 17 Nëntorin, që ishte kampione me një fitore 2-0. Partizani nuk mori pjesë në kampionat atë vit ,por zhvilloi 9 ndeshje miqësore që përfunduan me një golavarazh 26-9.