Klubi i Futbollit Tirana është një klub futbolli shqiptar me seli në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Ky ekip është degë e klubit shumësportësh SK Tirana, dhe është klubi i futbollit më i suksesshëm në Shqipëri, duke fituar 54 trofe madhorë të njohur zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ekipi luan në Kategorinë Superiore, liga elitare e futbollit shqiptar. Ndeshjet në shtëpi i luan në Stadiumin Selman Stërmasi.