Klubi i Futbollit Egnatia Rrogozhinë është një klub futbollistik shqiptar me seli në Rrogozhinë. Klubi aktualisht konkuron në Kategorinë e Dytë dhe ndeshjet si vendas i luan në stadiumin “Rrogozhina” me v 4,000 spektatorë.

Klubi u themelua më 15 shtator 1964 nën emrin 22 shtatori Rrogozhinë, dhe në vitin 1991 emri i klubit u ndryshua duke u bërë Vullneti Rrogozhinë. Në vitin 1998, emri u ndryshua për herë të tretë duke u bërë FK Egnatia Rrogozhinë, një emër që klubi e mban ende në ditët e sotme.