porno
  • January 29, 2019
Posted 9 months ago by admin
818 views

Nis studimi për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës!
Ka nisur studimi i fizibilitetit në sipërfaqen në të cilën do të ndërtohet stadiumi i ri i qytetit të Kukësit.
Një grup ekspertësh kanë nisur matjet sizmike për të përcaktuar sjelljen e terrenit poshtë në rast tërmetesh. Pas kësaj, ekspertët do të përcaktojnë parametrat gjeoteknik që janë të duhura për ndërtimin e stadiumit të ri që përfshin tribunën dhe ndërtesat e tjera.
Sa i takon rezultateve të punës së kësaj faze, ato do të dalin pas shpimeve që do të bëhen në gjithë perimetrin e përcaktuar.
Nga ana tjetër, mostrat e marra do të dërgohen në laboratore të specializuara në mënyrë që të dhënat të jenë sa më të sakta.
Puna në terren po realizohet sipas standardeve amerikane dhe britanike.
Ndërtimi i stadiumit të ri të qytetit të Kukësit do të bëhet në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Qeverisë Shqiptare.
Mungesa e një stadiumi me standarde bashkëkohore e ka penalizuar skuadrën e Kukësit që të zhvillojë ndeshjet në qytetin e saj.
Me përfundimin e ndërtimit të stadiumit të ri, përveç ndeshjeve kombëtare, skuadra jonë do të ketë mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare në qytetin tonë.

You may also like

Ndaje me fansat: