" /> Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i Kukësit – FUTBOLL KLUB KUKESI

Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i Kukësit

 Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi nga Elbasani rikthehet te ekipi ynë pas dy aventurave të ndryshme në Superiore! Sezonin e fundit, Musta ishte futbollist i Partizanit, por nga dita e sotme do të jetë nën urdhërat e trajnerit Longo.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Emiljano 

Skeda e Lojtarit:

Emri: Emiljano Musta

Mosha: 29 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.86 m

Pozicioni: Mbrojtës i majtë

Klubet e meparshme: Elbasani, Shkumbini, Partizani, Teuta, Flamurtari, Laçi

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.