" /> Skenderbeu-Kukesi/ Trajneri Diego Longo flet para ndeshjes – FUTBOLL KLUB KUKESI

Skenderbeu-Kukesi/ Trajneri Diego Longo flet para ndeshjes

Ne duam të tregojmë veten se nuk jemi ata të Kupës, jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje. Çfarë ndodhi në Kupë? Nuk luajtëm si e përgatitëm ndeshjen, ndonjëherë ndodh. Më mirë që ndodhi tani, kemi 80% mundësi për të kaluar në çerekfinale”.

Skënderbeu, vendi i fundit në klasifikim? “Janë shumë të organizuar në mbrojtje, Vllaznia nuk fitoi atje,  e dimë si fitoi Dinamo, me një gabim të arbitrit. Ata luftojnë, i njohim dhe e dimë që janë ekip i rrezikshëm. Një barazim për ta do ishte fantastik, ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Po e bëjmë për veten dhe për të gjithë njerëzit në Kukës”.

Në fundjavë tifoz me Dinamon? “Nuk më intereson, jam vetëm tifoz i Kukësit”.

Është problem kalendari duke marrë parasysh aspektin fizik? “Është për të gjithë skuadrat, nuk e kuptoj pse ka dy ture Kupa. Të gjitha kolegët e mi nuk janë të lumtur.  Edhe fushat janë problem, ndaj Egnatias fusha ishte skandaloze prandaj deri në një pikë të caktuar do ishte mirë që ndeshjet e Kupës të ishin me një takim”

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.