" /> Artiom Puntus është zyrtarisht futbollist i Kukësit – FUTBOLL KLUB KUKESI

Artiom Puntus është zyrtarisht futbollist i Kukësit

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Artiom Puntus është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë dyvjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

⚽️ Sulmuesi moldav vjen te skuadra jonë nga ekipi i Milsamit në kampionatin moldav, aty ku në 7 javët e para të këtij sezoni, është aktivizuar si titullar në 6 prej tyre ku edhe ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

💪🏻 Sulmuesi 26-vjeçar ka fituar titullin kampion në Moldavi me Sherif Tiraspol si edhe Kupën e Moldavisë me Petrocub Hincesti. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bine ați venit Artiom 🇲🇩

Skeda e Lojtarit:

Emri: Artiom Puntus

Mosha: 26 vjeç

Kombësia: Moldav

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Sulmues

Klubet e meparshme: Sherif Tiraspol, Saxan, Petrocub, Sfintul Gheorghe

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.