" /> Shqiprim Taipi eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit – FUTBOLL KLUB KUKESI

Shqiprim Taipi eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

Zyrtare! Shqiprim Taipi eshte futbollist i Kukesit

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Shqiprim Taipi eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin nje kontrate dy vjecare duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.

⚽️ Taipi vjen te Kukesi pas aventures me Skenderbeun ne kampionatin shqiptar, duke u bere ne kete menyre perforcimi me i ri ne skuader. 24-vjecari e njeh mire Kategorine Superiore pasi ka luajtur prej 3 sezonesh me Skenderbeun, teksa te Kukesi do te bashkohet me vellane e tij, Gjelbrim Taipi.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Tapi me fanellen e ekipit tone. Miresevjen Shqiprim 🇦🇱

“Kukësi çdo vit ka qenë ndër vendet e para dhe shpresoj që të jetë ashtu. Më bindi arsyeja që Kukësi thuajse çdo vit luan në Kupat e Europës dhe kjo ishte arsyeja pse u transferova këtu. Më motivon fakti që do të luftojmë për objektiva madhore. Shpresoj që të jemi ndër vendet e para. Roli im është mesfushor dhe shpresoj që më shumë të shërbej për shokët se sa të shënoj”, tha Taipi.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Shqiprim Taipi

Mosha: 24 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.74 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e meparshme: Shkendija, Shkupi, Prishtina, Skenderbeu

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.