" /> Pablo De Lucas eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit – FUTBOLL KLUB KUKESI

Pablo De Lucas eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Pablo De Lucas është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 34-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin një kontratë një vjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër sezon duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

⚽️ De Lucas vjen te Kukësi pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Arges në kampionatin rumun. Mesfushori spanjoll e ka nisur karrierën me klubin e Sevillas në Spanjë duke dubutuar edhe në La Liga, por ka luajtur edhe me ekipe si Gijon, Real Murcia, Alaves, Rayo Vallecano apo edhe Xanthi në Greqi.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit De Lucas me fanellen e ekipit tone. Bienvenidos Pablo 🇪🇸

Skeda e Lojtarit:

Emri: Pablo De Lucas

Mosha: 34 vjeç

Kombësia: Spanjoll

Gjatësia: 1.77 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e meparshme: Sevilla, Real Murcia, Rayo Vallecano, Gijon, Alaves, Salamanca, Petrolul, Beitar Jerusalem, Xanthi, Vitorul, Voluntari, Arges

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.