" /> Diego Longo eshte zyrtarisht trajneri i Kukesit – FUTBOLL KLUB KUKESI

Diego Longo eshte zyrtarisht trajneri i Kukesit

Benvenuto in Albania, Diego Longo👋🏻🇮🇹

🤝 Futboll Klub Kukësi njofton se Diego Longo është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës! Tekniku italian vjen te ekipi ynë pas një aventure të gjatë si asistent në disa klube të njohura në Europë, por edhe në kombëtaren e Rumanisë! Tekniku 45-vjeçar ishte së fundmi ndihmës i Mircea Luçeskut në klubin e Dinamo Kiev.

✍🏻 Longo ka firmosur sot kontratën me ekipin tonë dhe së bashku me të, ka firmosur edhe asistenti, Amadeo Di Latte! Ish-portieri i Sampdorias dhe Livornos do të ketë rolin e ndihmës trajnerit në skuadër.

🗣 Trajneri do të prezantohet nesër para mediave në stadiumin “Air Albania”, në orën 12:30 minuta, teksa pasdite do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë me ekipin.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron Longos suksese dhe punë të mbarë 🙌🏻

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.