
Kukësi ka debutuar në sezonin e ri futbollistik në Kategorinë Superiore me një humbje 2-0 ndaj Tiranës. Skuadra jonë ka provuar deri në fund duke pasur edhe shanse të mira shënimi por traversa ka mohuar golin tonë në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.
Tirana kaloi në avantazh në minutat e para me një gol pas një goditjeje nga këndi, por dukshëm në pozicion jashtë loje ishte futbollisti i Tiranës i cili duhet theksuar se u përfshi në aksion, duke ndikuar në rrezen e portierit Xhika. Pak minuta më vonë, Tirana ka shënuar golin e dytë sërish nga një goditje këndi.
Në pjesën e dytë, Gega ka kryer edhe disa ndërrime duke aktivizuar Gavazaj, Cooper e Ymerin por sërish pa mundur të ndryshojë rezultatin e ndeshjes.
Skuadra jonë u paraqit në këtë ndeshje me uniformën e tretë (Lejla) duke qenë se me bardh e blu ishte skuadra e Tiranës organizatore dhe arbitri i ndeshjes vendosi që ne të luanim me fanellën e tretë për të mos pasur probleme në fushë.
Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë të dielën ndaj Partizanit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Skuadra do të synojë të lërë pas këtë ndeshje dhe të rikthehet te fitorja.