
Mehdi Hetemaj është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi shqiptar i lindur në Austri, ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.
⚽️ Mbrojtësi Hetemaj vjen në Shqipëri nga kampionati austriak, duke qenë se ka luajtur me ekipe të ndryshme në Austri. Së fundmi, mbrojtësi 23-vjeçar ka luajtur me ekipin e Wiener Neustadt. Në të kaluarën, ai ka luajtur edhe me ekipin e Austrisë U18.
✅ Hetemaj i është bashkuar skuadrës menjëherë në përgatitjet për sezonit e ri.
➡️ Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Hetemaj ! Mirë se vjen Mehdi!
Skeda e Lojtarit:
Emri: Mehdi Hetemaj
Mosha: 23 vjeç
Kombësia: Kosovar / Austriak
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: SKN St. Polten, SV Horn, Wiener Neustadt, Austria U18