" /> ZYRTARE / Matheus Leiria dos Santos firmos me Kukësin – FUTBOLL KLUB KUKESI

ZYRTARE / Matheus Leiria dos Santos firmos me Kukësin

Matheus Leiria dos Santos është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori brazilian ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 10.

Mesfushori Leiria e njeh mirë futbollin europian duke qenë se ka luajtur në kampionatin grek me fanellën e Platanias e në Danimarkë me Helsingor e Hobro. Gjithashtu, Leiria ka luajtur edhe në kampionatin brazilian me ekipe si Fluminese U20, GE Juventus, Gloria e Barra.

Leiria do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega menjëherë sapo skuadra të përfundojë pushimin e dhënë nga trajneri. Mesfushori Leiria luan si mesfushor i avancuar por edhe si mesfushor krahu.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit brazilian! Mirë se vjen Matheus🇦🇱 Bem Vindo Matheus🇧🇷

Skeda e Lojtarit:

Emri: Matheus Leiria dos Santos

Mosha: 25 vjeç

Kombësia: Brazilian

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e mëparshme: Fluminese U20, GE Juventus, Hobro, Gloria, Barra, Helsingor, Platanias.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.