
Entonjo Elezaj është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Portieri 24-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën për sezonin e ardhshëm. Gardiani ka luajtur për shumë vite në kampionatin italian, por edhe në Maltë. Në të shkuarën, ai ka luajtur me ekipin e Juventus U23, teksa është edhe prodhim i kësaj akademie.
Elezaj ka firmosur sot kontratën 1 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Elezaj do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese portierit Elezaj! Mirë se vjen Entonjo
Skeda e Lojtarit:
Emri: Entonjo Elezaj
Mosha: 24 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.95 m
Pozicioni: Portier
Klubet e mëparshme: Juventus U23, Lanciano, Pro Vercelli, Sliema Wander, Perugia, Racing Fondi, Catanzaro