
Besir Demiri është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur sot kontratën 2-vjeçare me skuadrën tonë. Ish- futbollisti i Kombëtares sonë luajtur për shumë vite në kampionatin maqedonas, por edhe në Ukrainë dhe në Sllovaki. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Demiri do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolfsburgut! Veç pozicionit si mbrojtës i majtë, Demiri luan edhe në mesfushë!
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Demiri! Mirë se vjen Besir 💪🏻
Skeda e Lojtarit:
Emri: Besir Demiri
Mosha: 26 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.78 m
Pozicioni: Mbrojtës, Mesfushor
Klubet e mëparshme: Shkupi, Shkëndija, Vardar, Mariupol, Zilina