
✍🏻 ZYRTARE!
⚽️ Redon Dragoshi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 20-vjeçar ka firmosur me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Dragoshi e ka nisur karrierën e tij me të rinjtë e Tiranës, teksa së fundmi është aktivizuar me Luftëtarin në Kategorinë Superiore duke zhvilluar 23 ndeshje.
✅ Dragoshi kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Në këtë mënyrë, ekipit tonë i shtohet një tjetër futbollist kuksian.
🔜 20-vjeçari nga Kukësi do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe do të zhvillohet stërvitja e parë për sezonin e ri futbollistik që nis në 27 gusht me ndeshjen e Ligës së Europës. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Dragoshi! Mirësevjen Redon 💪🏻
Skeda e Lojtarit:
Emri: Redon Dragoshi
Mosha: 20 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.87 m
Pozicioni: Mbrojtës
Klubet e mëparshme: Tirana U17-U19, Erzeni, Luftëtari