
⚽️ Kenan Horić është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi boshnjak ka luajtur për shumë vite në Europë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Celik Zenicas në kampionatin boshnjak. Në të shkuarën, ai ka luajtur edhe në Slloveni me Domzalen e në Turqi me Antaliasporin.
✅ Horić ka firmosur sot kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Pa humbur kohë, Horić do të niset drejt Tropojës dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.
➡️ Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Horiç! Mirë se vjen Kenan 💪🏻 Dobrodosao Kenan
Skeda e Lojtarit:
Emri: Kenan Horić
Mosha: 30 vjeç
Kombësia: Boshnjak
Gjatësia: 1.90 m
Pozicioni: Mbrojtës
Klubet e mëparshme: Celik Zenica, Mladost Kakanj, Antalyaspor, Pafos, Domzale