" /> ZYRTARE / Angelo Tafas firmos me Kukësin! – FUTBOLL KLUB KUKESI

ZYRTARE / Angelo Tafas firmos me Kukësin!

✍🏻 ZYRTARE!

⚽️ Angelo Tafas është futbollisti më i ri i Kukësit! Portieri 20-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Portieri i dalë nga akademia e AEK në Greqi, është një forcë më shumë për portën tonë.

✅ Tafas ka zhvilluar vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Portieri nga Elbasani ka përfaqësuar edhe Shqipërinë U19, ndërkohë që ka pasur mundësinë të jetë i grumbullar edhe nga Kristian Panuçi me ekipin e parë Kombëtar.

🔜 Tafas do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe nisin përgatitjet për Kupat e Europës. Prej ditësh, Tafas ka zhvilluar stërvitje individuale me ish-futbollistin tonë, Roland Peqini. Mirësevjen Angelo 💪🏻

Skeda e Lojtarit:
Emri: Angelo Tafas
Mosha: 20 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.84 m
Pozicioni: Portier
Klubet e mëparshme: Shqipëria U21, AEK

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.