" /> Zyrtare / Albin Gashi firmos me Kukësin – FUTBOLL KLUB KUKESI

Zyrtare / Albin Gashi firmos me Kukësin

✍🏻 ZYRTARE!

⚽️ Albin Gashi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Gashi e ka nisur karrierën e tij në kampionatin austriak, ku edhe ka lindur. 23-vjeçari ka qenë pjesë e Rapidit të Vienës duke qenë edhe prodhim i akademisë austriake dhe së fundmi ishte pjesë e Floridsdorferit po në Austri.

✅ Gashi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Në të kaluarën, Gashi ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Austrisë për mosha, duke u paraqitur me Austrinë U16 (12 ndeshje, 4 gola), Austrinë U17 (10 ndeshje), Austrinë U18 (4 ndeshje, 3 gola) dhe Austrinë U19 (6 ndeshje, 1 gol).

🔜 Gashi do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe do të zhvillohet stërvitja e parë për sezonin e ri futbollistik që nis në 27 gusht me ndeshjen e Ligës së Europës. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Gashi! Mirësevjen Albin 💪🏻

Skeda e Lojtarit:
Emri: Albin Gashi
Mosha: 23 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.83 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: Rapid Viena, Den Bosch, Horn, Floridsdorfer
Austria U16, U17, U18, U19

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.