" /> Vllaznia – Kukësi / Raporti i ndeshjes – FUTBOLL KLUB KUKESI

Vllaznia – Kukësi / Raporti i ndeshjes

Skuadra e Kukësit ka zhvilluar ndeshjen e javës së 34 të Kategorisë Superiore përballë Vllaznisë. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, u mbyll me fitoren e skuadrës shkodrane me rezultatin 1-0, ku vendimtar ka qenë goli i shënuar nga mbrojtësi Mevlan Adili vetëm 4 minuta para përfundimit të takimit.

Kjo humbje, e mban Kukësin në vendin e dytë dhe njëkohësisht mbyll matematikisht garën për titullin kampion të cilin këtë sezon e ka fituar ekipi i Tiranës. Skuadra e Kukësit ka siguruar matematikisht kualifikimin për në turin e parë të Ligës së Europës, ku edhe do të zhvillojë ndeshjen e parë në datën 27 gusht.

Që nga ngjitja e Kukësit në Kategorinë Superiore në sezonin 2012-2013 e deri më tani, ekipi ka qenë gjithmonë pjesëmarrës në Kupat e Europës, duke marrë pjesë si në Champions League, ashtu edhe në Europa League, madje në këtë të fundit arriti deri në fazën Play Off që në sezonin e parë.

Skuadrës sonë i duhet edhe një fitore në dy ndeshjet e fundit, për të siguruar njëkohësisht vendin e dytë në kampionat dhe kjo do të ishte hera e gjashtë për të qenë nënkampionët e Shqipërisë. Në një rast ekipi është shpallur kampion dhe në një rast tjetër, ekipi ka përfunduar në vendin e tretë në klasifikim.

Ndeshja e radhës për Kukësin do të luhet të premten në orën 20:45 kundër ekipit të Skënderbeut në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërkohë që sezoni mbyllet të mërkurën e datës 29 korrik në stadiumin “Gjirokastra” ku përballë do të kemi ekipin e Luftëtarit.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.