" /> Prag Teuta / Ekipi nis përgatitjet – FUTBOLL KLUB KUKESI

Prag Teuta / Ekipi nis përgatitjet

Ekipi ka nisur përgatitjet për ndeshjen e javës së 33 të Kategorisë Superiore kundër Teutës, e planifikuar të luhet në shtunën duke nisur nga ora 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Mbrëmjen e djeshme, ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parë për këtë ndeshje të rëndësishme dhe me përjashtim të Obanor e Shkurtaj që janë të dëmtuar, grupi ka qenë i plotë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Ekipi do të zhvillojë sot në orën 20:30 stërvitjen e radhës për këtë ndeshje dhe kjo stërvitje do të zhvillohet në kompleksin sportiv  “Football Republic”. Ndeshja ndaj Teutës, ashtu si edhe ndeshjet e mëparshme do të luhet me dyer të mbyllura.

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.