" /> Përmbledhje e ndeshjes Tirana-Kukësi – FUTBOLL KLUB KUKESI

Përmbledhje e ndeshjes Tirana-Kukësi

Kukësi ka arritur të marrë nje fitore shumë të rëndësishme në javën e 32 te Kategorisë Superiore, duke mundur me rezultatin 1-2 skuadrën e Tiranës. Ekipi ynë përveç rezultatit që I dhuroi 3 pikë, ka bindur edhe në lojë duke zhvilluar një 90 minutësh mjaft të mirë dhe duke krijuar raste të shumta për të shënuar edhe më shumë gola.

Sulmuesi Godberg Cooper ishte ai që kaloi ekipin në avantazh. Pas një goditjeje nga distanca të Limajt, portieri Lika nuk ka arritur të ndalë mirë topin duke i lënë mundësine Cooperit për të shënuar. Pak minuta më vonë, ishte Et’hemi ai që shënoi golin e dytë me një parabol fantastike, duke e çuar topin në trekëndësh.

Pas këture dy golave, ekipi ynë ka goditur edhe dy herë të tjera shtyllën, ku fillimisht Abazaj dhe më pas Limaj nga distanca nuk e kanë pasur fatin me vete. Në përfundim të ndeshjes, para mediave folën presidenti Safet Gjici dhe trajneri Orges Shehi.

Presidenti u shpreh i lumtur për fitoren por shtoi se ishte fitore që e priste pasi sipas tij, Tirana është një ekip të cili ia ka marrë dorën. I lumtur u shpreh edhe Shehi që ka vlerësuar paraqitjen e futbollistëve duke pranuar që titulli është ende në garë deri sa matematika ta lejojë.

Pas ndeshjes, ekipi festoi ditëlindjen e futbollistit Kristal Abazaj në një nga lokalet pranë stadiumit ku të pranishëm ishin stafi bashkë me presidentin dhe futbollistët. Ndeshja e radhës në kampionat për ekipin tonë, luhet të shtunën kundër Teutës në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:45. Takimi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.