" /> Luftëtari-Kukësi / Raporti i ndeshjes – FUTBOLL KLUB KUKESI

Luftëtari-Kukësi / Raporti i ndeshjes

Ditën e djeshme, është mbyllur Kategoria Superiore për sezonin 2019-2020, aty ku skuadrat e Kukësit zhvilloi ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Luftëtarit. Takimi u mbyll me fitoren e Kukësit me rezultatin 2-5, ndërkohë që ky rezultat na mban njëkohësisht edhe në vendin e dytë duke u shpallur edhe njëherë tjetër nënkampionë të Shqipërisë.

Në minutën e 5, Vesel Limaj gjeti golin e avantazhit me një goditje nga jashtë zone dhe pak minuta më parë ishte Vasil Shkurtaj që shënoi golin e dytë të ndeshjes. Në pjesën e dytë, Luftëtari e nisi më mirë duke shënuar dy gola të shpejtë në fillim, por Shkurtaj iu kundërpërgjigj me një tjetër gol. Në pjesën e dytë, mesfushori ynë Vesel Limaj dhe futbollisti i Luftëtarit, Alinani kishin një konflikt, duke u ndëshkuar të dy me karton të kuq.

Mesfushori nga Kukësi, Fluturim Domi gjeti golin e parë në karrierë në Kategorinë Superiore me fanellën e Kukësit, duke shënuar një gol mjaft të bukur për 2-4. Për të vulosur takimin, mendoi Kristal Abazaj që u shërbye nga Shkurtaj dhe thelloi rezultatin në 2-5.

Skuadra do të ketë një pushim të shkurtër, për t’u rikthyer në gusht ku do të nisë përgatitjet për Kupat e Europës dhe sezonin e ri futbollistik.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.