" /> Kukësi U21 / Komunikatë për shtyp – FUTBOLL KLUB KUKESI

Kukësi U21 / Komunikatë për shtyp

Klubi i Kukësit njofton se duke nisur nga dita e sotme, e enjte, datë 30/07/2020, do të krijohet skuadra e Kukësit U21. Kjo nismë e marrë nga FSHF në bashkëpunim me klubet e kampionatit shqiptar, do të nisë zbatimin nga klubi ynë, projekt nga i cili pritet që shumë të rinj të kenë hapësira të nevojshme për të treguar vlerat e tyre në futboll dhe për t’u promovuar duke qenë një vlerë e shtuar për ekipin e parë.

Skuadra e Kukësit U21, do të drejtohet nga ish-kapiteni dhe trajneri Rraman Hallaçi, të cilit klubi i ka besuar këtë projekt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit të Kukësit.
Kukësi U21, do të zhvillojë nesër stërvitjen e parë zyrtare nën urdhërat e trajnerit Hallaçi duke nisur nga ora 19:00 në fushën stërvitore, “Football Republic”. Njëkohësisht, ditën e nesërme do të prezantohen edhe futbollistët që do të jenë pjesë e këtij ekipi dhe padyshim, objektivat do të jenë madhorë ashtu si të skuadrës se parë.

 Ditët në vijim, do të ketë edhe detaje te tjera në lidhje me fillimin e kampionatit të U21 për sezonin 2020-2021.

FK Kukësi
Zyra për shtyp

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.