" />  Kukësi – Skënderbeu / Raporti i ndeshjes – FUTBOLL KLUB KUKESI

 Kukësi – Skënderbeu / Raporti i ndeshjes

Skuadra e Kukësit ka zhvilluar ndeshjen e javës së 35 të Kategorisë Superiore, ku përballë ishte ekipi i Skënderbeut. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola, me të dyja skuadrat që kanë kërkuar golin por fati dhe portierët respektivë, kanë arritur të mbajnë portat e paprekura deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Xhaja.

Kukësi luante pas një humbjeje ndaj Vllaznisë, teksa rikthehej titullar mbrojtësi Gëzim Krasniqi që kishte marrë karton të kuq. Ndërkohë, mungesa ishin ato të Obanor që vazhdon fazën e riaftësimit dhe Olsi Teqja që u largua me lejen e klubit 2 javë para fundit, për të firmosur në kampionatin francez.

Kukësi ka siguruar edhe një herë tjetër pjesëmarrje në Kupat e Europës ndërkohë që të mërkurën do të luajë edhe ndeshjen e fundit në kampionat, ku përballë do të ketë ekipin e Luftëtarit. Ky takim, do të zhvillohet në Gjirokastër, ku skuadra jonë duhet të fitojë, për të ruajtur vendin e dytë në klasifikim.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.