" /> Domi: Putha logon sepse ndjej fanellën, nder të luaj për qytetin tim – FUTBOLL KLUB KUKESI

Domi: Putha logon sepse ndjej fanellën, nder të luaj për qytetin tim

Kukësi arriti të merrte një fitore të rëndësishme në Gjirokastër me rezultatin 2-5 duke mbetur në vendin e dytë. Në javën e fundit të Superiores, talenti kuksian Fluturim Domi shënoi golin e parë në karrierë me fanellën e qytetit të tij, ndërkohë që puthi edhe logon në festim. Diçka të tillë, e bëntë Rraman Hallaçi vite më parë dhe tashmë përsëritet nga një talent kuksian.

Në një intervistë për faqen e klubit, Domi shprehet se ndihet krenar që luan me fanellën e Kukësit, teksa ndalet edhe te objektivat personalë. Goli? I dedikohet familjes.

Domi, mbyllet një sezon me i gjatë se sezonet e tjera. Si do e përshkruaje për klubin?

Nuk ka qen një sezon normal sepse dihet që kalum një periudhë të madhe pa lujtur. Për futbollistët nuk është e lehtë të rrish aq shumë javë pa u stërvitur normalisht dhe pa luajtur ndeshje por ne jemi munduar të bëjmë më të mirën pavarësisht se nuk arritëm një trofe. Kukësi ka gjithmonë pretendime për të arritur te titulli dhe Kupa por kështu e ka futbolli dhe ne duhet të mendojmë për ndeshjet e Europës ku po ashtu kemi objektiv të shkojmë sa më larg të jetë e mundur.

Po sa i përket aspektit personal?

Do e mbaj mend këtë sezon sepse arrita të luaj ndeshjet e para zyrtare në kampionat dhe për çdo lojtar të ri është me rendësi të ketë sa më shumë minuta në hapat e parë, sepse kështu rritesh akoma më shumë. Kërkoj shumë nga vetja dhe mund të kisha bërë më mirë këtë vit sepse kam pasur mundësi te shënoja edhe në ndeshjet e tjera por rëndësi gjithmonë ka suksesi i ekipit dhe unë do të rritem më shumë me kalimin e kohë duke marrë minuta.

3- A prisnit kaq shumë aktivizime dhe besim nga trajnerët këtë sezon?

Detyra ime është që të jap më të mirën në stërvitje dhe fatmirësisht kam pasur besimin e stafit teknik. Me punë arrihet gjithçka dhe jam munduar të jap më të mirën sa herë që jam aktivizuar. E kam prit qe do të marr minuta sepse kam parë që stafi kishte besim te unë dhe dua t’i falënderoj për këtë.

Cila është ndeshja më e veçantë për ty?

Do të veçona ndeshjen me Tiranën sepse zëvendësova kapitenin në një ndeshje të rëndësishme. E pata mundësinë për të shenuar golin e parë. Edhe pse nuk arrita të shenoja, do ta veçoja edhe pse luajta pëe pak minuta.

Gjatë festimit të golit, puthët edhe logon e ekipit. Pse pikërisht ky festim?

Unë jam rritur te moshat e Kukësit dhe jam nga Kukësi. E ndjej këtë fanellë sepse perfaqeson qytetin tim dhe normalisht është emocion i veçantë kur luan për këto ngjyra dhe të puthësh këtë logo ashtu si Rraman Hallaçi. Kukësi është ekip i madh në futbollin shqiptar dhe nuk është pak që të lush për këtë skuadër.

Në javen e fundit gjeni golin e parë. Çfarë emocioni ndjeve?

Shpresoj ta vazhdoj sezonin e ri këtu ku e lash duke shënuar gola të tjerë. Do të punoj shumë për të shenuar sepse kështu rritet një futbollist, duke shfrytëzuar mundësite që ka. Emocion i veçantë sepse është goli i parë në karrierë dhe do e mbaj mend gjithmone.
Golin dua t’ia dedikoj familjes që më ka mbeshtetur në çdo moment dhe ka qenë me mua në çdo hap.

Cilat janë pritshmëritë e Domit per sezonin tjetër?

Unë du të ndihmoj ekipin sa me shumë të jetë e mundur sepse jam ende i ri dhe te Kukësi konkurrenca është e madhe. Normalisht dua sa më shumë minuta por e di se duhet shumë punë dhe detyra ime është të stërvitem sa më shumë.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.