" /> Musolli: Objektivat e Kukësit nuk ndryshojnë, jemi në kontakt me skuadrën e stafin – FUTBOLL KLUB KUKESI

Musolli: Objektivat e Kukësit nuk ndryshojnë, jemi në kontakt me skuadrën e stafin

Ekipi po stërvitet në mënyrë individuale në shtëpi, duke respektuar këshillat e dhëna nga ekspertët sa i përket sigurisë për shkak të pandemisë Covid-19. Kapiteni Besar Musolli, për faqen e klubit u shpreh se ekipi nuk i ndryshon objektivat dhe se pret të rikthehet në fushë për të marrë maksimumin këtë sezon.

Kapiten, më shumë se një muaj pa futboll. A e kishit menduar ndonjëherë diçka të tillë?
Të jem i sinqertë nuk e kisha menduar se do të kishim një situatë të tillë.
Askush s’besoj se e ka menduar se do kishim ndërpreje për këtë arsye.

Sa e vështirë është për një futbollist të qëndrojë kaq kohë “pushim” duke menduar kushtet e stërvitjes?
Nuk është aspak e lehtë, pasi u bë shumë kohë që nuk trajnohemi normalisht. Nuk është e njëjtë situata si të jesh duke u stërvitur me ekipin dhe të steërvitesh në kushte shtëpie.

Shumë kohë pa u takuar me ekipin. A flisni me futbollistët apo trajnerin?
Kemi kontakt çdo ditë pasi ne stërvitemi me programe online. Kemi marrëdhënie shumë të mirë edhe personalisht.

Ndonjë këshillë nga trajneri e stafi keni marrë?
Stafi teknik është në kontakt të vazhdushëm dhe po punojmë edhe pse në distancë. Çdo futbollist është i vetëdijshëm se duhet kujdes dhe duhet ruajtur formen gjatë kësaj periudhe

Pas rikthimit në fushë, a ndryshon objektivi i skuadrës?
E kam thënë gjithmonë se ne do të marrim ccdo ndeeshje me radhë dhe do të kërkojnë maksiumumin. Objektivat Kukësi i ka për të arritur çdo trofe të mundhsëm dhe ne do të provojmë deri në fund.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.