" /> ZYRTARE! Orges Shehi merr drejtimin e Kukësit – FUTBOLL KLUB KUKESI

ZYRTARE! Orges Shehi merr drejtimin e Kukësit

Klubi i Kukësit njofton se ka arritur marrëveshjen me trajnerin Orges Shehi, për të marrë drejtimin e skuadrës. Pas bisedimeve që klubi ka pasur me teknikun, është gjetur gjuha e përbashkët dhe Shehi ka firmosur me Kukësin deri në verën e vitit 2021! Ndihmës i Shehit do të jetë ish-kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi!

Në ambientet e “Air Albania”, Shehi është prezanyuar nga administratori Lavdrim Gjici dhe drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi.

Shehi në karrierën e tij futbollistike ka arritur të fitojë trofe të shumtë me Skënderbeun si edhe numëron paraqitje në grupet e Ligës së Europës. Aventura si trajner nisi një vit më parë, kur për një sezon drejtoi skuadrën e Skënderbeut.

Klubi i uron Shehit mirëseardhje dhe suksese në krye të stolit të Kukësit. Forca Kukësi!

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.