" /> Prononcimi i trajnerit Shehi pas ndeshjes ndaj Vllaznisë: Kurrë nuk do të dorëzohemi – FUTBOLL KLUB KUKESI

Prononcimi i trajnerit Shehi pas ndeshjes ndaj Vllaznisë: Kurrë nuk do të dorëzohemi

Një debutim i hidhur, pasi nuk shkuat më tej se barazimi ndaj Vllaznisë…
Nuk morëm atë që dëshironim, ndonëse e dinim shkallën e vështirësisë dhe problemet e kësaj sfide. Nga dëshira e madhe për të fituar, ishim pak të zhbalancuar. Na u dha rasti në fund dhe nuk arritëm të finalizonim, por ky është futbolli dhe nuk ke çfarë bën. Nëse nuk shënon, ndryshon dinamika e ndeshjes. Një gol ndryshon dinamikën e ndeshjes, por e thashë edhe më parë, nuk shënuam dhe s’kemi ç’bëjmë. Kështu e ka futbolli.

Çfarë i mungoi Kukësit sot për të shkuar te fitorja?
Nuk dua të bëj qaramanin, por mungonin shumë lojtarë. Mungonin Rroca, Ethemi dhe Musolli, ndërsa futëm Abazajn me një këmbë, pasi nuk kishim alternative dhe bëmë disa arnime. Kjo na solli vështirësi edhe në ndërtimin e lojës. Po të mungojë zemra e mesfushës, është e vështirë.

A besoni ende te titulli, tani që jeni 6 pikë pas Tiranës në renditje?
Diferenca u thellua, por ne kurrë nuk do të dorëzohemi. Gjashtë pikë ndoshta janë shumë, por janë edhe pak, duke ditur që ka edhe shumë javë. Do të tentojmë deri në fund. Gjatë këtyre ditëve kam problem dëmtimin e Shkurtajt, kam frikë se do të mungojë shumë javë.

A ka ndonjë kusht për konfirmimin e Shehit në pankinë edhe për sezonin e ardhshëm?
Kur mbaron kampionati bëhen vlerësime për gjithsecilin. I takon presidentit që të bëjë vlerësimin. Në këto javë do të jap 200% përqindëshin, ti kthej mentalitetin fitues skuadrës, që është shumë e ngarkuar psikologjikisht.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.