" /> Prezantimi i Orges Shehit: E zgjodha Kukësin sepse është një skuadër e madhe – FUTBOLL KLUB KUKESI

Prezantimi i Orges Shehit: E zgjodha Kukësin sepse është një skuadër e madhe

Çfarë iu bindi që të merrnit Kukësin në këtë situatë, kur kanë ngelur edhe 12 ndeshje nga fundi i kampionatit dhe cila është kontrata juaj?

“Suksesi është determinant për një trajner. E zgjodha Kukësin sepse është një skuadër e madhe. I ka dhënë tonin këto vitet e fundit kampionatit shqiptar. Është arritje personale. Më shtyu cilësia e klubit dhe lojtarit. Është e rëndësishme të dish grupin që ke. Kam qenë pa skuadër këto kohë, isha si analist në një studio dhe e kam ndjekur Kukësin dhe kampionatin javë pas jave. E kam thënë dhe më parë që Kukësi është kampion dhe kjo është ajo që më bindi.

A e shton presionin objektivi për të fituar titullin kampion?

Normal ku ka pritshmëri, ka presion. Duhet të jetë pozitiv presioni dhe i manaxhueshë. Unë personalisht nuk kam asnjë lloj presioni dhe  jam besimplotë që Kukësi do të dalë kampion.

Çfarë probleme shikon te skuadra e Kukësit?

Ka diference kur i shikon gjërat nga jashtë. Nga jashtë mendoj se Kukësi nuk ka probleme të mëdha, por vetëm një ngërç psikologjik prej mënyrës se si i kanë lënë pikët në 3 ndeshjet e fundit. Ka të bëjë shumë edhe mënyrë si i kanë lënë pikët, duke u goditur në fund. Ngëërç psikologjik mendoj se është problemi aktual i Kukësit.

Mendoni se do të përshtateni shpejt me skuadrën?

Koha nuk është shumë e mjaftueshme, pasnesër kemi ndeshje, nuk ndryshoj dot shumë gjëra. Do punoj në aspektin psikologjik. Puna ime më e madhe do të jetë në këtë aspekt. Duhet të kuptojnë lojtarët që janë më të mirët.

Sa të mundshëm e shikoni titullin kampion?

Titulli është i arritshëm, duke parë grupin e lojtarëve dhe cilësitë e tyre. Kam luajtur me disa prej lojtarëve aktual dhe i njoh anën e tyre personale, karakterin sportiv që e kanë shumë të mirë. Ne duhet të përqëndrohemi te skuadra jonë. Nuk do i shohim kundërshtarët. Nëse në i fitojmë krejt ndeshjet dhe ata nuk ndalen, u japim dorën.

Shikoni vetëm Tiranën si rival për titull?

Kampionati është i gjatë. Duhet të shohim përpara, Tirana është në vend të parë. Duhet parë vetëm përpara, shohim Tiranën momentalisht. Gjithsesi ne do të shohim vetëm ndeshjen e radhës.

Lojtarët që nuk janë përfshirë në projektin e Kukësit…

E shoh në një këndvështrim tjetër. Që sot kam në dorë listën dhe çfarë kam parë të gjithë kanë luajtur. I meshoj asaj që kemi ngërç psikologjik dhe të heqin mendimin se ndëshkohen në fund. Kukësi ka qenë gjithmonë në avantazh, i ka lënë pikët në fund. Duhet të heqim këtë mentalitet dhe nuk duhet të qajmë atë që iku.

Keni marrë ndonjë këshillë nga trajneri Duro?

Kam marrëdhënie të afërt dhe kemi pasur komunikim. Ardhja te Kukësi ishte rrufe dhe nuk kam pasur kohë, sepse kam qenë jashtë. Në orën 12 kam arritur. Do i marr opinione, i kam marrë edhe më pare, jo më tani që ka punuar me këtë skuadër.

Plani i Shehit dhe rreziku i shkarkimit… 

Në një vend që kërkohet të fitohet, sigurisht nuk tolerohen humbjet. Të mendojnë pozitivisht, është dita ime e parë këtu. Plani im është të punoj me ata lojtarë dhe t’i quaj shokë e vëllezër.

Vetëm bashkë i kalojmë këto situata dhe të kthehemi te fitorja. Kam bërë një pakt me veten: do bëj maksimumin. Është për t’u përgëzuar që Gjici u beson te rinjve. Uroj të dal edhe unë i suksesshëm. Kam drejtuar lojtarë që kanë dalë shumë vite kampion. Është prezent kudo, edhe kur dalin jashtë na rrezikon ndonjë makinë. Nuk u trembem sfidave dhe shpresoj ta kaloj

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.