
Trajneri Shpëtim Duro ka folur sot para ndeshjes ndaj Teutës. Për mikrofonin e “RTSH Sport”, ai u shpreh:
“Përgatitja e ndeshjes? Është e vërtetë që kemi kaluar një moment jo të mirë pas ndeshjes me Tiranën. Skuadra ishte në situatë pozitive dhe kishim 3 muaj pa humbje në vendin e parë. Skuadra nuk e ka përjetuar mirë humbjen duke parë ngjarjen e ndeshjes. Ishim në avantazh deri në minutat e fundit dhe u mundëm, duke humbur edhe vendin e parë. Jemi munduar gjatë javës të përqendrohemi te loja për ndeshjen e radhës.
13 javë kampionat? Çdo javë ka rëndësinë e saj. Pjesa më e madhe e kampionatit ka mbaruar. Të gjitha skuadrat kanë gabuar dhe tani janë momente që çdo skuadër duhet të jetë e kujdesshme dhe flas për skuadrën.
Gjendja gripale? Kemi pasur probleme me disa lojtarë por shpresoj qe deri nesër të jetë grupi i plotë?
Momenti më i rëndësishëm? Ju e patë që një fitore me Tiranën do të na bënte në 70% të realizimit të objektivit. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Teuta është skuadër e kompletuar dhe është ndeshje e rëndësishme.
Krah trajnerit, foli edhe mesfushori Eduart Rroca
Ndeshja me Teutën? Është e vërtetë që vijmë nga nje moment jo i mirë por edhe më para kemi pasur momente të tilla por e kemi kapacitetin për të kalur këtë moment. Teuta ka një ekip të mirë dhe merr shumë pikë në shtëpi dhe hap probleme dhe në ndeshjen e fundit na ka mundur. Shpresoj që këtë moment ta kthejmë në favorin tonë dhe të dalim me fitore.
Roli? Unë luaj si sulmues i dytë por edhe mesfushorin e qendrës e bëj shumë. Mirë do të kuaj ku do trajneri. Ka edhe shumë ndeshje para. Siç ka Tirana me Partizanin, kemi edhe ne ndeshjen me Teutën dhe është shumë e vështirë të parashikohen ndeshje të tilla.
Sezoni më i luftuar? Ky sezon ka qenë i luftuar dhe kishte kohë që s’ka pasur luftë treshe për titull. Them se kështu do të shkojë deri në fund dhe do të vendoset vetëm në 2-3 javët e fundit