" /> Konferenca | Trajneri Shpëtim Duro flet për mediat para ndeshjes ndaj Tiranës! – FUTBOLL KLUB KUKESI

Konferenca | Trajneri Shpëtim Duro flet për mediat para ndeshjes ndaj Tiranës!

-Do iu mjaftonte 1 pikë për të ruajtur vendin e parë?
Sigurisht që futbolli nuk ka gjëra në mënyrë absolute. Varet si vjen edhe barazimi. Po t’i referohem ndeshjes së parë me Bylisin, para ndeshjes edhe barazimi ishte i pranueshëm në një fushë të vështirë dhe rivali të fortë. Kurse në përfundim të ndeshjes dolëm të mërzitur se morëm 1 pikë, ndërsa duhet të merrnim 3 pikë. Pra e theme këtë në kontekstin varet si vjen barazimi dhe situata e lojës. Do të mundohemi, ashtu si Tirana për të marrë maksimumin.
– Sa e vendos titullin kjo ndeshje?
Jo, normalisht sa ka kaluar gjysma e kampionatit. Ka shumë përballje. Patjetër është ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat. Do të ndikojë shumë aspekti moral. Në aspektin e kampionatit, nuk mendoj se është ndeshje deçizive sepse do të jetë një luftë deri në momentin e fundit sido që të përfundojë ky takim. Së bashku me Partizanin që u fut në garë treshe për titull.
– A futën në lojë llogaritë?
Po çdo javë është llogari. Ka përballje. Në këtë kontekst them që kampionati është i hapur. Kjo ndeshje nuk vendos gjithçka. Është i rëndësishëm për të dy skuadrat.
– A keni përgatitur diçka më shumë se me Ballshin?
Në Ballsh unë u mërzita shumë sepse pësuam golin në fund. E thashë dhe në intervistë pas ndeshjes. U mërzita që nuk e mbyllëm ndeshjen. Dhe ndeshja 1-0 nuk ka asnjëherë garanci. Ne jemi skuadra më e mirë si në aspektin sulmues, pas Tiranës me 2-3 gola më pak si dhe në aspektin mbrojtës. Tregusit teknikë e thonë këtë gjë. Do të kujdesemi t’i mbulojmë si duhet kundërshtarin. Kanë lojtarë cilësorë, por dhe ne kemi futbollistë cilësorë në fazën ofensive që Tirana do ta ketë të vështirë.

– A iu tremb forma e mirë e Tiranës?
Unë e respektoj Tiranën. E kam pritur që do të vijë në këto momente. Ka investuar më shumë se çdo skuadër tjetër. Nuk i druhem dhe e respektoj për paraqitjet e bëra. Edhe ata duhet të na respektojnë. Ne luajmë gjithë kampionatin jashtë.
– Mungesat e Rrocës dhe Gavazajt?
Kemi grupin e plotë, por Gavazaj dhe Rroca kanë pasur probleme këto ndeshjet e fundit. Dëmtime të lehta, jo serioze. Ekipi është i plotë.
– Dy fitoret e dy fazave?
Nuk ka ndeshje të njëjta. Po të ishte e njëjtë, s’do luanim fare nesër. Çdo sfidë ka historinë e vet. Kështu që nuk ka favoritë. Të shohim kush do të interpretojë më mirë.
– 7 pikë në 3 ndeshje për Tiranën në “Air Albania Stadium”. Ndoshta bardheblutë më të ambientuar me fushën e re?
Ne u mësuam me këtë problem. Ne të gjitha ndeshjet, pavarësisht se thuhet që jemi pritës, nuk kemi entuziazmin e tifozëve siç ka Tirana apo Partizani. Çdo ndeshje që ka ambient na ka bërë mirë. Të shohim nesër, fusha, stadiumi ambienti për kë do flasë më shumë.
– Në këtë stadium dukeni vërtetë në transfertë duke qenë se tifozët kryeqytetas do të jenë të shumtë. A keni menduar mirë këtë gjë?
Mua më pëlqen shumë koreografia e tifozëve të Tiranës. Ti e di shumë mirë dhe para 5 vitesh kam qenë një nga protagonistët kryesorë që bëra thirrje për tifozët e Tiranës dhe Partizanit. E bëra mirë. Mua më pëlqen ambienti. Ne jemi njëlloj. E po të luanim në Elbasan, sigurisht që do të kishte më shumë tifozë Tirana se sa Kukësi. Nuk e shoh diçka në disfavor. E rëndësishme është që të ndeshen dy kryesuesit. Pastaj fusha është fushë. Të shohim situatat.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.