
Sulmuesi i ri i Kukësit, Godberg Cooper është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme. 22-vjeçari që kishte firmosur kontratë pak ditë më parë, sot është prezantuar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi.
Ai ka firmosur një kontratë 1.5 vjeçare dhe pritet të jetë një element ahtesë për skuadrën tonë. Cooper do të zhvillojë nesër stërvitjen e parë me skuadrën tonë, pas aventurës me Schafhausen në kampionatin zviceran! Suksese Cooper! Paç suksese me fanellën e Kukësit!