" /> Shpëtim Duro – Konferenca për shtyp – FUTBOLL KLUB KUKESI

Shpëtim Duro – Konferenca për shtyp

Trajneri Shpëtim Duro doli sot në konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Flamurtarit. Ai u shpreh:

Sfida ndaj Flamurtarit dhe gjendja e ekipit? “E kam theksuar gjithmonë që çdo ndeshje ka rëndësinë e saj, çdo ndeshje ka historinë e saj. Në këtë kontekst edhe ndeshja me Flamurtarin ka shumë rëndësi, pavarësisht pozicionit që është Flamurtari. E rëndësishme është që ne të japim maksimumin ndaj një skuadre që është në fund por unë e njoh mirë pasi ka futbollist në përbërje me mjaft përvojë. Skuadër që i ka hapur probleme shumë skuadrave kryesuese në Vlorë, kështu që në këtë aspekt vlerësimi nga ana jonë është maksimal”.
Shkëputja para përballjes me Tiranën? “Nuk mendoj shkëputje, mendoj të fokusohemi vetëm të fitojmë këtë ndeshje. Për mua kjo është e rëndësishme duke parë edhe situata e skuadrave të tjera por edhe situatën në vazhdim”. I druheni përgjumjes së skuadrës duke parë edhe ndeshjen në Gjirokastër? “Këto janë ndeshje që duhen interpretuar për t’u fituar sepse edhe në Gjirokastër nuk e them që ka pasur neglizhim nga skuadra, por duhet interpretim për të fituar dhe arritur objektivin Nuk ka tolerime, unë këtu e kam frikën sepse nuk është njësoj si në ndeshje me Partizanin dhe Tiranën”. Merkato, jeni i kënaqur? “Sot mund të flas për merkaton pasi është mbyllur. Sigurisht, e kam theksuar me mbarimin e gjysmës së kampionatit se skuadra nuk ka nevojë për ndërhyrje shumë, vetëm doja zëvendësime për dy të larguarit, Kitanovski dhe Daku. Dhe, patjetër që kam piketuar para një muaj Demon e Luftëtarit, ishim me shpresa deri në fund por nuk u la i lirë nga Luftëtari.
Para një muaj i kam bërë kërkesë klubit për një lojtar kongolez, Bin Bonge, një supertalent 20-vjeçar. Lojtari më i talentuar në Kongo, do bënte diferencën këtu. Por, dy ditë më parë erdhi përgjigjja negative për vizën. Ndërkohë, që kisha informacion të plotë, kisha kontakte edhe me klubin dhe lojtarin. Çdo gjë ishte në rregull, por me të thënë të drejtën u shqetësova pak. Kjo është situata. Kurse, për një sulmues që është diskutuar dje nuk kam informacione për lojtarin. Kështu, ngelet për ta parë se nuk kam zakon të marrë lojtarë pa i parë vet. Drejtuesit e klubit së bashku me një menaxher kanë bërë të mundur ardhjen e tij por jam skeptik sepse është lojtar që është shumë i ri dhe ka bërë shumë lëvizje dhe nuk ka minutazh të plotë. Prandaj jam skeptik, por shpresoj të na bëj punë.
Cila skuadre që e shihnin si rivalin më të fortë? “Normalisht, ekipet me emër do jenë deri në fund. Si Tirana dhe Partizani që është pak më mbrapa. Kukësi, pa i mohuar të drejtën edhe skuadrave të tjera që vijnë pa nesh si Bylis dhe të tjera, të cilat kanë të drejtën e plotë të luftojnë për titullin kampion. Kemi një mungesë për nesër. Rroca është dëmtuar dje në kavilje dhe sigurisht është një mungesë shumë e rëndësishme pasi po kalonte një moment të mirë, por ka qenë i dëmtuar edhe në ndeshjet e fundit me Partizanin. Kërkon një rikuperim të paktën 10-ditor.

“Do të shtoj që Kristali është një tip lojtari jo vetën se shënon por është shumë kolektiv. Pra nuk ka ato ambiciet që të shënoj vetëm vetë, ju e keni parë në të gjitha ndeshjet dhe mos gaboj ky më tepër ka dhënë asiste për të tjerët, patjetër me depërtimet. Kjo është shumë pozitive ka një ekuilibër shënimi i golave dhe asistent. Kjo është e rëndësishme për një lojtar si Kristali”.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.