
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike ditën e sotme formatin e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2019-2020.
Skuadra fituese e edicionit të kaluar, FK Kukësi, do të përballet me fituesin e Turit Paraeliminator, atë të çiftit Tomorri-Shkumbini.
Me 4 shtator 2019, datë në të cilën skuadra beratase dhe ajo peqinase përballen në Turin Paraeliminator, skuadra jonë do të njohë ekipin me të cilin do të përballet në Turin e Parë Eliminator (1/16).
Nëse skuadra blu arrin të eleminojë fituesen e çiftit Tomorri-Shkumbini, kuksianët do të përballen në Turin e Dytë Eliminator (1/8) me fituesin e çiftit Lushnja-Oriku.
Pas përfundimit të ndeshjeve çerek-finale, hidhet shorti i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur.
Finalja e Kupës së Shqipërisë, sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, do të zhvillohet me 28 Maj 2020.