
Ndeshja e Javës së Katërt, mes skuadrës ballshiote dhe asaj kuksiane në stadiumin “Adush Muçaj”, ka përfunduar në favor të skuadrës vendase.
Ishin kuksianët ata që zhbllokuan rezultatin në pjesën e parë të ndeshjes me anë të një goditje dënimi, pas një super gjuajtje nga ish-futbollisti i Bylisit, Vesel Limaj, i cili tashmë mbron ngjyrën blu me verilindorët.
Skuadra ballshiote reagoi menjëherë duke barazuar rezultatin që në pjesën e parë.
Të dyja skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.
Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar për të dyja skuadrat, por ishin ballshiotët ata që arritën të shënonin në fund të lojës.
Kuksianët regjistruan humbjen e parë në katër Javët e para të Kategorisë Superiore.