
Ka përfunduar ne barazim ndeshja e Javës së Tretë për Kategorinë Superiore, mes skuadrës së Kukësit dhe asaj të Laçit.
Në minutën e 18′ të pjesës së parë, arbitri kryesor mohoi një penallti të pastër në favor të kuksianëve, pasi lojtari kurbins i ndërhyri nga mbrapa mesfushorit Rroca me të dyja këmbët brënda zonës së rreptësisë.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, me anë të një kundërsulmi kurbinasit kalojnë në avantazh me anë të sulmuesit Nwabeze.
Pak minuta nga përfundimi i lojës, Emiljano Musta shënoi golin e barazimit ndaj Laçit dhe të parin personal në Kategorinë Superiore, pas një gjuajtje nga jashtë zonës së rreptësisë.
Ndeshja përfundoi në barazim, aty ku kuksianët nuk arritën të fitonin ndeshjen e tretë radhazi ndërsa kurbinasit morën pikën e parë në kampionat.