porno

Kupa e Shqipërisë/ Ja skuadrat me të cilat mund të përballet Kukësi!

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike ditën e sotme  formatin e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2019-2020.

Skuadra fituese e edicionit të kaluar, FK Kukësi, do të përballet me fituesin e Turit Paraeliminator, atë të çiftit Tomorri-Shkumbini.

Me 4 shtator 2019, datë në të cilën skuadra beratase dhe ajo peqinase përballen në Turin Paraeliminator, skuadra jonë do të njohë ekipin me të cilin do të përballet në  Turin e Parë Eliminator (1/16).

Nëse skuadra blu arrin të eleminojë fituesen e çiftit Tomorri-Shkumbini, kuksianët do të përballen në Turin e Dytë Eliminator (1/8) me fituesin e çiftit Lushnja-Oriku.

Pas përfundimit të ndeshjeve çerek-finale, hidhet shorti i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Finalja e Kupës së Shqipërisë, sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, do të zhvillohet me 28 Maj 2020.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.