
Në prag të sezonit futbollistik 2019-2020, skuadra nënkampione e Shqipërisë është nisur drejt Mavrovës të Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar pjesën e dytë të fazës përgatitore.
Menjëherë pas akomodimit të ekipit në një nga hotelet e zonës, skuadra, nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro dhe përgatitësit atletik, Andi Kulla, ka nisur seancën e parë stërvitore.
Verilindorët do të qëndrojnë në shtetin fqinj 10 ditë dhe parashikohen të zhvillohen 3 ndeshje miqësore.