
FK Kukësi informon se marrëveshja mes portierit Stivi Frashëri dhe Klubit tonë ka përfunduar.
Shtatlarti, i cili ka mbrojtur portën e nënkampionëve në 62 ndeshje në të gjitha kompeticionet, gjatë dy sezoneve më skuadrën tonë arriti të fitontë Kupën e Shqipërisë.
Klubi dëshiron të falenderojë Stivi Frashërin për kontributin e dhënë dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.
#FaleminderitFrashëri