
Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me Erhun Obanor.
Qendërmbrojtësi do të jetë pjesë e skuadrës sonë, pasi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Ish-kapiteni i Under-23 dhe futbollisti i përfaqësueses së Nigerisë vishet blu, pas eksperiencave me skuadrën NK Rudes në superligën kroate dhe Greuther Furth në Gjermani.
#MirësevjenObanor!