
Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me Sero Noka dhe Andi Kulli.
Zëvendës trajneri Noka dhe përgatitësi atletik Kulli do të jenë pjesë e stafit teknik për sezonin futbollistik 2019-2020.
Sero Noka vjen te ekipi ynë nga Le Havre, pas eksperiencave si zëvendës trajner i kësaj skuadre si dhe trajner i skuadrave të akademisë.
Andi Kulli ka qenë pjesë e stafit teknik te ekipi i Partizanit dhe do të jetë trajner i përgatitjes fizike te skuadra jonë.
#MirëseerdhëtNoka&Kulli