
Ka përfunduar ndeshja e Javës së Dytë për Kategorinë Superiore, Flamurtari FC – FK Kukësi, me rezultatin 0-3 në favor të skuadrës kuksiane.
Vasil Shkurtaj me dygolëshin e tij, si dhe një autogol i mbrojtësit të skuadrës vlonjate, i dhanë ekipit të Kukësit tre-pikësjin e dytë për edicion të ri në Kategorinë Superiore, duke kryesuar tabelën e klasifikimit.
Formacioni blu: Avdyli, Teqja, Obanor, Maliqi, Kitanovski, Musta, Limaj, Rroca, Ethemi, Gavazaj dhe Shkurtaj.
Ndërkohë, me skuadrën kuksiane debutuan Kristal Abazaj dhe Tourad Camara.