porno

Duro: ‘Te Kukësi për titullin Kampion dhe Kupën e Shqipërisë, mënyra se si luajtëm ndaj Partizanit më motivon!”

Në prag të ndeshjes së Javës së Parë për Kategorinë Superiore, FK Kukësi – FK  Partizani, trajneri Shpëtim Duro foli  për përballjen ndaj kryeqytetasve,gjendjen e skuadrës si dhe për finalen e humbur pak ditë më parë.

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Finalja e Superkupës? Ishim pranë fitimit për 2 minuta dhe mund të merrnim trofeun por ajo ndeshje më erdhi keq për rezultatin dhe jo lojën. Në një periudhë të shkurtër dhe me probleme në formacion sidomos në prapavijë, jam befasuar nga loja. E kam parë ndeshjen dhe në pjesën e parë ishim në fushën e lojës, por në pjesën e dytë u pa nga të gjithë por pakujdesia na kushtoi humbjen. Jam i kënaqur si luajtëm përveç pak gabimeve individuale.

Presion nga ndeshja e parë? Historia e një ndeshjeje me eliminim është gjë tjetër. Kam ardhur për kampionatin dhe Kupën dhe e kam thënë para finales. Duke pasur jo skuadrën e plotë dhe duke ardhur Kotobelli me 1 ditë stërvitje, gabimet e tij janë të pranueshme. Nga eksperienca mendova se do të dilte mirë. Një skuadër si Partizani që është e konsoliduar kundër një skuadre të re do ta shmangia. Do të ndryshohet fizionomia e lojës gradualisht. Me fitimin e Kupës janë më mirë moralisht por kam besim se me atë që zhvilluam, përveç shtesës them se ishim mirë. Do të forcohemi edhe me stolin dhe Partizani e meritoi fitimin e ndeshjes. Historia fillon sot me kampionatin dhe Kupën dhe do të bëjmë ndeshje të mirë.

Thembra e Akilit? Unë luaj ndaj një skuadre të konsoliduar kurse unë lojtarë me një stërvitje. Nuk do të ndryshoj asgjë nga loja por duhet më shumë përqendrim në momente të veçanta. Në pjesën e dytë kishim dominim dhe për 2 minuta do të ishte histori tjetër. Pa Valdet Ramën bëmë super ndeshje dhe imagjino, të ishte edhe ai. Gavazaj më ka befasuar sepse ka 3-4 muaj pa luajtur dhe nuk e prisja atë ndeshje. Largimi i tij dhe i Shkurtajt ndikuan. Nuk dua të ndryshoj asgjë nga loja e shkuar.

Abazaj? Ky është thelbi që e kam marrë skuadrën vonë. Ka ardhur Obanur me dy ditë stërvitje dhe mund të luajë të premten. Vjen Abazaj sot në stërvitje dhe me këto kushte duam të marrim pikët e para. Skuadra do kohën dhe momentin e duhur por nuk kemi çfarë bëjmë. Skuadra do të jetë e fortë gjatë gjithë kampionatit por koha e shkurtër që kemi në dispozicion është mirë. Para ndeshjes së kupës, shpresoja të shtyhej një javë kampionati. Kemi një kundërshtar pa ndryshim nga Kupat e Europës. Nëse e kalonim atë ditë, ishte e paimagjinueshme.

Objektivi? Duam një ndeshje të mirë, pikë por është kampionat i gjatë dhe jo vetëm një trofe me 10 minuta. Nuk ka njeri këtu që të luash me Partizanin në moment të shpejtë në atë formë dhe të dominosh, nuk është e lehtë. Kjo lojë dhe kjo mënyrë loje në skuadër, më bëjnë optimist. Me afrimin e Abazajt dhe ndonjë tjetri, më bën optimist për skuadër të fortë. Nuk ka trajner që nuk e do fitoren.

Momentalisht këtë pozicione doja. Kotobelli do ta ndihmojë skuadrën por janë gjëra normale. Obanur ka cilësi por përshtatja do kohën e duhur. Cilësitë e Abazajt dihen por është problem koha pa u aktivizuar. Këto futbollistë rrisin skuadrën. Deri më 31 jam i kënaqur me këto dhe nëse ka futbollistë cilësorë, jam mirë me këto lojtarë.

Kërkesa të tjera merkatoje? Duhet të jemi realistë. Insistimi im ka qenë të qëndronte skuadra që ka qenë, sidomos me Valdet Ramën që ishte 30-40% më mirë. Nuk dua t’i kthehem asaj historie pasi ai bëri zgjedhje tjetër. Po vjen Abazaj dhe është Gavazaj. Këto kërkesa kam pasur.

Gjici? Nuk ka pasur takim me presidentin. E di që është i mërzitur por mënyra si e humbëm kupën na erdhi keq. Kam kontratë me presidentin që nuk ka lidhje Superkupa sidomos për kushtet që kishim. Duam Kupën e Republikës dhe skuadrën në dy vendet e para. Ky është objektivi që kam pasur.

Shameti? Nuk ka problem reagimi. Shametin e respektoj pasi kam pasur konsiderata si njeri dhe futbollist. Çdokush mund të bëjë deklarata emocionale por unë nuk kam nxjerrë nga goja ime asgjë. Shtypi thotë se unë e kam larguar Shametin, por nëse nuk do ta kisha në plane do ta thosha. Përkundrazi, asnjëherë nuk kam thënë që Shametin nuk e dua. Kam thënë se nëse është 100% do të ishte një forcë. Kam thënë se ishte larguar nga 2-3 muaj, por të fundit më prishën ekuilibrat. Nuk kam shprehur që Shameti nuk duhet të jetë. Nuk kam të drejtë të largoj ikona të klubit pa bashkëpunim me drejtuesit. Di që ky cikël u mbyll kur nuk ra dakord. Këto janë probleme dhe nuk është hera e parë që ndodhin. Nuk kam asgjë për t’u përgjigjur por respekt. Jam i bindur se edhe ai është bërë pishman pasi është me përvojë dhe televiziv. Është nxituar.”

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram