porno

Musolli: Më vjen keq për lojtarët e larguar por futbolli është i tillë, finalen e Superkupës duhet t’a fitojmë!

Në konferencën e sotme për shtyp përpara ndeshjes finale të Superkupës ndaj Partizanit, përveç trajnerit Shpëtimtim Duro përpara gazetarëve ishte dhe Besar Musolli.

Mesfushori foli për fazën përgatitore, sfidën ndaj kryeqytetasve, formen e tij fizike si dhe për merkaton.

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Kemi bërë një fazë të mirë. Nuk kemi pasur pushim, kemi qenë në aktivitet gjithë kohës. Shpresoj që jetë dita jonë, dhe të dalim triumfues nga finalja. Duam të fitojmë.

Në fillim, shpresoj që të fitojmë në lojë të rregullt, e të mos shkojë puna deri tek penalltitë. Më pas, nëse më besohet, jam i gatshëm. Ndoshta e shënoj dhe unë penalltinë e fundit dhe i jap fitoren ekipit, kurrë nuk i dihet.

Kam kaluar një periudhë të vështirë, por që kur jam rikuperuar, deri tani, nuk kam pasur asnjë shqetësim. Jam shumë mirë fizikisht. Shpresoj të vazhdoj kështu.

Normale që më vjen keq për ata që janë larguar. Kanë qenë shokë shumë të mirë, për shumë vite. Por, ky është futbolli. Tani, i uroj fat.

Jemi ndeshur me shumë ekipe, por personalisht kam mendim se Skënderbeu ka qenë ekip më i fortë, se sa Partizani. Për momentin, siç e tha edhe profesor Duro, Partizani është pak më para se ne. Me disa afrime, edhe ne do jemi aty. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë. Nuk besoj se ka diferenca të mëdha.

Për momentin, është Tirana dhe Partizani. Teuta. Mes këtyre ekipeve do jetë rivaliteti më i madh.

Nuk më pëlqen të bëj krahasime me ekipet që kemi qenë më para. Por, me ato lojtarë që kemi në ekip, do mundohemi të marrim maksimumin. Edhe me ardhjet e reja, do duan pak kohë sa të ambientohen. Ndaj Partizanit nesër është një finale, dhe ne duam ta fitojmë patjetër Superkupën.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram