" /> Skuadra i jep fund përgatitjeve në Mavrovë! – FUTBOLL KLUB KUKESI

Skuadra i jep fund përgatitjeve në Mavrovë!

Pas 9 ditësh qëndrimi në Maqedoni të Veriut, skuadra ka mbyllur pjesën e dytë të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik dhe sot, rreth orës 15:30, ekipi ka mbërritur në kryeqytet.

Gjatë përgatitjeve në vendin fqinj, përvëç dy seancave stërvitore në ditë, nënkampionët e vendit kanë zhvilluar dhe një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare të KF Vëllazërimit, duke fituar bindshëm me rezultatin 1-4.

Kjo ishte ndeshja e parë jo-zyrtare e trajnerit Shpëtim Duro në krye të pankinës kuksiane.

Me datë 18 Gusht 2019, në stadiumin “Elbasan Arena” zhvillohet ndeshja mes skuadrës kampione të Kategorisë Superiore dhe asaj fituese të Kupës  për Superkupën e Shqipërisë.

 

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.