" /> Çmimet e biletave për Superkupën e Shqipërisë – FUTBOLL KLUB KUKESI

Çmimet e biletave për Superkupën e Shqipërisë

Futboll Klub Kukësi njofton të gjithë tifozët dhe sportdashësit për çmimet e biletave të Superkupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet në datën 18 gusht në “Elbasan Arena”, mes Partizanit dhe skuadrës sonë.

Organizatorët e kësaj ngjarje mjaft të rëndësishme sportive kanë projektuar ndarjen e tifozërisë në stadium, duke rezervuar tribunat B dhe C për tifozët kuksianë.

Çmimet e biletave në tribunat respektive do të jenë:

Tribuna Vip 1000 lekë

Tribuna B 600 lekë

Tribuna C 300 lekë

Tribunat D, E dhe F (Në shitje të lirë) 300 lekë

Biletat mund të blihen pranë stadiumit “Elbasan Arena” dhe atij “Selman Stërmasi”,  te dyqani i FSHF-së te “Rruga e Elbasanit” si dhe online në www.bileta.fshf.org.

Ftojmë të gjithë sportdashësit, por në veçanti tifozët kuksianë, të mbështesin skuadrën në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.