" /> Kukësi zhvillon testin e parë, dominojnë ndeshjen ndaj KF Vëllazërimit! – FUTBOLL KLUB KUKESI

Kukësi zhvillon testin e parë, dominojnë ndeshjen ndaj KF Vëllazërimit!

Skuadra e FK Kukësit, gjatë zhvillimit të përgatitjeve për sezonin e ri në Mavrovë të Maqedonis së Veriut, ka zhvilluar testin e parë nën drejtimin e trajnerit kryeqytetasit, Shpeti Duro.

Kuksianët kanë dominuar ndeshjen midis dy ekipeve shqiptare, duke shënuar nga dy gola për secilën pjesë.

Konkretisht, gjatë pjesës së parë të lojës shënuan Vasil Shkurta dhe Vesel Limaj, Daku dhe Çema, dy nga futbollistët e ardhur së fundmi gjatë kësaj merkatoje, mbyllën ndeshjen me nga një gol secili.

Golin e vetëm skuadra e Vëllazërimit e shënoi në fund të pjesës së parë, nga pika e bardhë e penalltisë.

Ditën e nesërme, skuadra nënkampione e vendit përfundon pjesës e dytë të fazës përgatitore në Maqedoni të Veriut dhe do të udhëtojë drejt Shqipërisë.

 

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.